Skena të turpshme në Pejë: tifozi i ngre tre gishtërinj në drejtim të “Torcidës”, në sallë u dëgjuan thirrjet “ju jeni shkije” - Gazeta Express
string(120) "skena-te-turpshme-ne-peje-tifozi-i-ngre-tre-gishterinj-ne-drejtim-te-torcides-ne-salle-u-degjuan-thirrjet-ju-jeni-shkije"

Skena të turpshme në Pejë: tifozi i ngre tre gishtërinj në drejtim të “Torcidës”, në sallë u dëgjuan thirrjet “ju jeni shkije”

Basketboll

Gazeta Express

16/05/2022 10:01

Skena të turpshme janë parë mbrëmë në palestrën “Karagaç” në Pejë, ku Peja e mposhti Trepçën me rezultat 72:66, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-offit” të Superligës së basketbollit.

Lexo Edhe:

Basketbollistët e Trepçës e lëshuan përkohësisht parketin pasi konsideruan se s’kishte siguri të mjaftueshme.

Kjo pasi një tifoz pejan kishte përfunduar në parket dhe e kishte goditur basketbollistin e Trepçës, Rodney Purvis, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas, pasuan fyerjet në mes të tifozëve, por edhe përleshja në mes tyre në distancë, duke u gjuajtur me fishekzjarrë.

Tifozët pejanë të revoltuar dolën nga kontrolli dhe i fyen mitrovicasit, duke ju thënë në kor “ju jeni shkije”.

Gjithashtu, njëri prej tifozëve pejanë u pa duke i ngritur tre gishtërinj, me të cilët simbolizohen serbët.

Pra, kjo ndeshje ishte turpi i botës, me tifozët protagonistë, të cilët duhet ta marrin dënimin e merituar.

Trepça avancon 2-1 në serinë gjysmëfinale. /Gazeta Express/