Ndeshja e Europa League mes Aston Villa dhe Young Boys u errësua nga skena të dhunshme nga tifozët mysafirë, pas avantazhit 2-0 të vendasve para pjesës së parë.
Siç raportoi komentatori Sam Matterface për TNT Sports, policia u detyrua të ndërhynte për të qetësuar situatën, ndërsa tifozët hodhën gota, shtyjnë dhe sulmuan forcat e rendit, përcjell Gazeta Express.
Lojtarët e Young Boys u përpoqën të ndërhynin për të qetësuar skenat.
Ngjarjet e dhunshme kanë lënë një njollë mbi këtë përballje dhe pritet që klubi zviceran të gjobitet për sjelljen e tifozëve të tij. /GazetaExpress/
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...