Skena të frikshme në GP të Austrisë/ Ferrari përfshihet në flakë, Sainz ia del të largohet nga makina pa e pësuar - Gazeta Express
string(111) "skena-te-frikshme-ne-gp-te-austrise-ferrari-perfshihet-ne-flake-sainz-ia-del-te-largohet-nga-makina-pa-e-pesuar"

Skena të frikshme në GP të Austrisë/ Ferrari përfshihet në flakë, Sainz ia del të largohet nga makina pa e pësuar

Sport

Gazeta Express

10/07/2022 16:44

Carlos Sainz është detyruar të largohet nga gara për Çmimin e Madh të Austrisë, pasi Ferrari i tij mori flakë.

Makina e Sainz u ngadalësua papritur në dalje të kthesës, derisa shihej tymi që dilte nga pjesa e pasme e Ferrarit të tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Spanjolli pastaj e ndali makinën jashtë pistës, e cila u përfshi në flakë pak çaste më vonë.

Zjarri u pa që shpërtheu në makinë, derisa Sainz fatmirësisht arriti të largohet pa e pësuar ndonjë lëndim.

/Gazeta Express/