Pasi ishin bërë dy e gjysmë vjet që tifozët e Barcelonës prisnin këtë moment, Camp Nou u rikthye përfundimisht si stadium i shtëpisë së Blaugranëve.
Të shtunën, në duelin e javës së 13-të të La Ligës, Barcelona u rikthye në shtëpi për të luajtur ndaj Athletic Bilbaos dhe kjo ishte një ngjarje plot emocione.
Rituali i hapjes ishte i veçantë: dy figura të besueshme të klubit, Carles Naval, delegati i Barcelonës, dhe Juan Canela, anëtari më i vjetër i klubit, kishin privilegjin të bëheshin pjesë e momentit të paharrueshëm të hapjes, shkruan Gazeta Express.
Pas tyre, Robert Lewandowski, lojtari më i vjetër i Barcelonës në fushë, mori fjalën dhe përmbylli këtë moment historik me një gol të shpejtë pas vetëm katër minutash loje.
Ky gol i Lewandowskit shënoi një kthesë pas 900 ditësh, një periudhë e gjatë gjatë së cilës tifozët dhe lojtarët kishin pritur të ktheheshin në një stadium të rinovuar që tani ishte më i madh dhe më modern se kurrë.
Festimet mund të fillonin sërish në “sallonin” e Barcelonës, që tashmë kishte rikuperuar shkëlqimin e dikurshëm. /GazetaExpress/
A very special kick-off.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 22, 2025
Blaugrana family 💙❤️ pic.twitter.com/LSCZnUvKnF