Vrasja e George Floyd para një jave ka bërë trend sot në rrjetet sociale përkujtimin për të nga shumë yje botëror sportiv e nga fusha e artit
E këtij trendi nëpër internet i janë bashkuar dhe shumica e këngëtarëve shqiptarë, duke filluar Rita Ora e Dua Lipa e deri tek këngëtarët tjera në Kosovë si: Tayna, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Tuna Sejdiu, Melinda Ademi.
View this post on Instagram#blackouttuesday @blklivesmatter ✊?✊?✊?✊?✊?
A post shared by Tayna (@tayna) on
Megjithatë ka pasur edhe këngëtarë që nuk i janë bashkuar kësaj fushate dhe një ndër ta është edhe Majk por edhe Getoar Selimi e MC Kresha.
Fushatës nuk i janë bashkuar as Lyrical Son, Genc Prelvukaj, Lumi B, Butrint Imeri Flori dhe Noizy.
Nga këngëtarët e Shqipërisë e vetmja që ka reaguar është Elvana Gjata dhe Arilena Ara, të dy këto këngëtare që ishin në garë të ngushtë për Eurosong e që sivjet nuk u transmetua shkaku i pandemisë globale COVID-19.
Dua Lipa është njëra ndër të parat yjet ndërkombëtare shqiptare që reagoi e pasuar pas nga Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max dhe Era Istrefi.
View this post on InstagramA post shared by DUA LIPA (@dualipa) on
View this post on InstagramBLACK LIVES MATTER. PERIOD. #blackouttuesday
A post shared by AVA MAX (@avamax) on
View this post on InstagramA post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on
View this post on InstagramEnough is enough. Blacklivesmatter #blackouttuesday @blklivesmatter
A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on
SHBA janë përfshirë në një valë dhune pasi që i riu me ngjyrë George Floyd u ngulfat nga gjuri i një polici duke e asfiksuar atë për 8 minuta rresht. /GazetaExpress/