"S'kemi nevojë ta duam të gjithë" Haxhi Avdyli i shkon për vizitë, Basha e përshëndet me dorën në xhep, bëjnë "bisedë të hapur" - Gazeta Express
string(120) "skemi-nevoje-ta-duam-te-gjithe-haxhi-avdyli-i-shkon-per-vizite-basha-e-pershendet-me-doren-ne-xhep-bejne-bisede-te-hapur"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 19:30

“S’kemi nevojë ta duam të gjithë” Haxhi Avdyli i shkon për vizitë, Basha e përshëndet me dorën në xhep, bëjnë “bisedë të hapur”

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 19:30

Sipas deputetit, Haxhi Avdyli, nuk ka nevojë ta duan të gjithë Dimal Bashën, “por duhet ta respektojmë si autoritet që mban njërën nga pozitat më të larta në shtet”.

Këtë konstatim Avdyli e ka nxjerrë nga vizita që i bëri Bashës, i cili pozoi krahas deputetit me dorë në xhep.

“Besoj shumë që do jetë një kryetar i mirë i Kuvendit”, parashikon Avdyli për Bashën.

Ai tha se me Bashën patën bisedë të hapur për situatën politike.