'S’kemi detyruar askënd të japë lekë nga rroga', Rama: Jo shpërblime e para për darka e valle - Gazeta Express

‘S’kemi detyruar askënd të japë lekë nga rroga’, Rama: Jo shpërblime e para për darka e valle

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 9:09

Një tjetër vendim që miraton sot qeveria ka të bëjë me ndalimin e përdorimit të fondit të veçantë për vitin buxhetor për veprimtari social kulturore dhe shëprblime punonjësish.

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme tha se qeveria nuk ka detyruar asnjë punonjës të japë para me detyrim për familjet në nevojë por se nuk do të ketë fond nga institucionet buxhetore apo jo buxhetore për shpërblime e darka e valle.

“Edhe diçka që lidhet me vendimin që do kalojmë një ndryshim në vendimin nr. 929 për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë të ndryshuar. Është një vendim që ndalon rreptësisht përdorimin e fondit të veçantë për vitin buxhetor për veprimtari social kulturore dhe shpërblime punonjësish në institucione për Vitin e Ri, ato që bëhen zakonisht. Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, punonjës. Refuzoj shpifjen tjetër që ne kemi detyruar gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se s’kemi lekë. Kjo është pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese. Të gjithë janë ftuar të japin kontribut vullnetar. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit. Askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucione publike të krijuar me ligj të posaçëm, nga institucione të qeverisjes vendore, njësi të fondeve speciale ndërmarrje e shoqëri tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore e vendore për Vitin e Ri, për darka e për valle, përkundrazi duhet të organizoheni të gjithë që gjitha institucionet të ndajnë një pjesë të kohës, të festave me njerëzit që janë atje, të shkojnë, t’i vizitojnë, të çojnë dhurata për Vitin e Ri për fëmijët”, deklaroi Rama.