Skemat piramidale online, lihen në burg katër të arrestuarit, dy “detyrim paraqitje” - Gazeta Express
string(80) "skemat-piramidale-online-lihen-ne-burg-kater-te-arrestuarit-dy-detyrim-paraqitje"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 15:36

Skemat piramidale online, lihen në burg katër të arrestuarit, dy “detyrim paraqitje”

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 15:36

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 60 ditë për katër prej të ndaluarve në kuadër të operacionit policor të koduar “XUEX”, që synonte goditjen e skemave piramidale online.

Ndërkohë, për dy të arrestuar të tjerë, kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, u vendos masa më e lehtë “detyrim paraqitje”.

Të gjashtë të ndaluarit Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi mbërritën në ambientet e gjykatës rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, të shoqëruar nga dy furgonë policie. Jashtë gjykatës ishin të pranishëm familjarë të tyre.

Në seancën me dyer të mbyllura, të akuzuarit dhanë dëshmitë e tyre përpara trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtari Genci Busho dhe prokurorja Jonida Allushi. Seanca zgjati rreth tre orë dhe u ndërpre për t’u dhënë vendimi, i cili u shpall në orën 14:30.

Gjatë dëshmisë, të akuzuarit janë shprehur se janë viktima të situatës. Ndërkohë, në deklarata për mediat, nëna dhe tezja e kamarierit Emanuel Taullau thanë se nuk kishin dijeni që aktiviteti ku ai ishte përfshirë ishte i paligjshëm.