Skema si Leonidha Çobo vodhi 140 mln lekë, duke 400-fishuar vlerën e tokës në Patos Marinëz - Gazeta Express
string(90) "skema-si-leonidha-cobo-vodhi-140-mln-leke-duke-400-fishuar-vleren-e-tokes-ne-patos-marinez"

Skema si Leonidha Çobo vodhi 140 mln lekë, duke 400-fishuar vlerën e tokës në Patos Marinëz

Gazeta Express

24/10/2020 13:32

Thellohet skandali i denoncimit të kompanisë Bankers Petroleum kundrejt ish- Drejtuesit të saj, Leonidha Çobo për abuzime financiare në vlerën miliona dollarë. NJë tokë e marrë me qera për vetëm 2.8 lekë m2 i është “ridhënë” kompanisë për vlerën 400 lekë metri2 duke sjellë përfitime personale deri në 400 fish të ofertës reale. Këto përfitime kanë kaluar në llogaritë personale të ish-Drejtorit Leonidha Çobo dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në total dyshohet se vetëm përmes kësaj skeme janë përvetësuar më shumë se 140 milionë lekë në periudhën 2015-2017. Në këtë skemë Çobo ka pasur si bashkëpunëtor edhe vartësin e tij, Menaxherin e Tokave, Genci Voja. Denoncimi i dorëzuar në prokurori akuzon pikërisht këta dy drejtues si një grup i strukturuar kriminaldhe për këtë arsye dosja është dërguar në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsion.

Skema mashtruese

Lexo Edhe:

Në 3 korrik 2015, është regjistruar për herë të parë në QKR kompania “Adriatik 2015”, e cila zotërohej nga 6 persona. Më 2 dhjetor të të njëjtit vit kompania lidhi kontratën e qirajsë për një sipërfaqe toke në fushën naftënzjerrëse të Patos Marinz, me Drejtorinë e Administrimit të Pronësisë Publike, që menaxhon pronat shtetërore. Në të njëjtën zonë operon edhe kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në vendin tonë, Bankers Petroleum Albania. Vetëm një javë pas nënshkrimit të kontratës, kjo tokë, e cila tashmë ndodhej nën menaxhimin e subjektit privat “Adriatik 2015”, i jepet me kontratë qiramarrje kompanisë bankers Petroleum Bankers. Toka shtrihej në 12 sheshe të ndryshme të pusesh të ngritura nga Bankers Petroleum Albania si dhe në Njësinë Qendrore të Trajtimit të naftës (CTF), që është në fakt edhe “zemra” e operacioneve të kompanisë. Investimi për zgjerimin e CTF-së është një nga më të rëndësishmit e ndërmarrë nga kompania naftënxjerrëse dhe si për ironi të fatit, zgjerimi i saj u krye pikërisht njëherësh me hartimin e “kontratës së re” të qiramarrjes.

Çmimi që “Adriatik 2015” mori tokën me qira nga shteti ishte 504,000 lekë në vit për 178,300 m2 dhe u dha sërish me qira tek Bankers për 400 lekë / m2 me një çmim total 71,320,000 lekë që do të thotë një ndryshim prej 70,816,000 lekë si humbje për Bankers dhe shtetin nëse kjo e fundit do të kishte me qira sipërfaqen direkt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Turizmit. Me një diferencë 400-fish më të shtrenjtë, aksionerët e “Adriatik 2015” të ndihmuar nga dy ish drejtues të Bankers, Çobo dhe Voja, përfituan  deri në vitin 2017, kohë kur truallit i doli edhe pronari,  rreth 142 milionë lekë kurse shteti mori vetëm 1 milionë lekë.

Abuzimet financiare

Sipas denoncimit, skema është një model i pastër korrupsioni. Dy drejtuesit e Bankers, ish-Menaxheri i Tokave, Genci Voja, dhe Drejtori Leonidha Çobo, dinin planet e kompanisë dhe zonat ku ajo do të zgjerohej. Ata morën me qera tokën me çmime simbolike dhe më pas ja dhanë sërish me qera vetë kompanisë duke përfituar shuma të mëdha parash përmes një kompanie të re.

Siç përcaktohet edhe në marrëveshjen e me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Turizmit, neni 5, pika 5.4, kjo kompani brenda 30 muajve duhet të realizonte një investim prej 15.8 milionë lekësh në bazë të planit të biznesit të dorëzuar. Por në fakt ndodhi e kundërta. Adriatik 2015 nuk bëri asnjë investim. I vetmi “investim” ishte në fakt lidhja e kontratës së nën-qirasë me Bankers Petroleum Albania dhe përfitimi i disa qindra milionë lekëve duke shkelur të detyrimet kontraktuale me Ministrinë e Ekonomisë dhe duke shkaktuar si pasojë edhe dëm të madh financiar.