SKEMA/ Si “çanë” Marin Gjonaj dhe Sokol Tasha në Bulqizë, ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë: Banorët gati për protesta, projekti në pikëpyetje - Gazeta Express
string(157) "skema-si-cane-marin-gjonaj-dhe-sokol-tasha-ne-bulqize-ere-nis-procedurat-e-licencimit-per-solar-park-gjorice-banoret-gati-per-protesta-projekti-ne-pikepyetje"

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 12:24

SKEMA/ Si “çanë” Marin Gjonaj dhe Sokol Tasha në Bulqizë, ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë: Banorët gati për protesta, projekti në pikëpyetje

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 12:24

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat e licencimit për prodhim të energjisë elektrike të kompanisë “Infotelecom-Albsolar 4” shpk, për një park fotovoltaik me kapacitet 35.6 MW në Gjoricë të Bulqizës.

Vendimi u mor më 12 gusht 2025, me miratim për nisjen e procedurës për licencim të impiantit në rrugën “Gjorica e Poshtme”, Njësia Administrative Gjoricë, Bashkia Bulqizë.

Në dukje, një procedurë standarde për çdo impiant të ri.

Por, ndryshe nga shumë projekte të tjera, ky park pasqyron një kombinim interesash ekonomikë e politikë, të lidhur me skema të organizuara nga Tirana dhe që kanë shkaktuar reagim të fortë lokal.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, procedurat në terren nisën në fund të vitit 2023.

Më 23 shkurt 2024, Bashkia Bulqizë i kaloi në përdorim Sokol Tashës 42.5 hektarë tokë për ndërtimin e parkut fotovoltaik.

Kerkesa qe Sokol Tasha i beri Bashkise Bulqize ne janar 2024 per token
Kerkesa qe Sokol Tasha i beri Bashkise Bulqize ne janar 2024 per token

Tasha, një biznesmen lokal me xhiro modeste, nuk kishte mundësi të siguronte investimin prej 36 milionë eurosh të nevojshëm për projektin.

Në këtë moment, në skenë hyn Marin Gjonaj, një investitor i fuqishëm në energjinë diellore, i njohur për ndërtimin e një parku 125 MW në territorin e ish-rafinërisë ARMO.

Gjonaj kishte kapitalin, ndërsa Tasha ndikimin lokal dhe “besën” e banorëve. Për kontektin lokal, kjo ishte më e rendësishme se vetë paratë.

Burime lokale pohojnë se Gjonaj nuk mund të hynte drejtpërdrejt në Gjoricë.

Për këtë arsye, “flamurin” e licencës e mori Tasha përmes kompanisë “Gjorica Solar Park”, themeluar në nëntor 2023. Me lidhjet e tij fisnore dhe kontaktet në Bashkinë Bulqizë, ai zbuti rezistencën lokale dhe bëri të mundur zhvillimin e dëgjesës publike, pas së cilës bashkia miratoi kalimin e tokës.

Vendimi i Bashkise per t'i dhene token Sokol Tashes me qellim ndertimin e parkut
Vendimi i Bashkise per t’i dhene token Sokol Tashes me qellim ndertimin e parkut

Bashkia publikoi foto nga takimet me banorët, ku projekti prezantohej si investim i Sokol Tashës. Banorët mendonin se po mbështesnin një “djalë të zonës”. Por, në prill 2024, Tasha i shiti 97% të aksioneve të “Solar Park Gjoricë” Marin Gjonajt, i cili sot zotëron rreth 77% të aksioneve të kompanisë mëmë “Infotelecom SolarPark4”.

Partnerë në këtë projekt janë edhe turqit e Adame Mühendislik Enerji SAN. TIC. LTD. STI, me 20% të aksioneve. Kompania turke ka bazën në Adana, por në faqen e saj nuk ka informacion mbi projektin e Bulqizës.

Lëvizja e Tashës, e cilësuar nga burime lokale si “prerje në besë”, shkaktoi zemërim në zonë. Edhe pse të gjitha lejet janë marrë, ndërtimi nuk ka nisur ende.

Ndërkohë, banorët po organizohen për protesta, duke kundërshtuar faktin që investimi nuk do të zhvillohet nga përfaqësuesi lokal, por nga Gjonaj dhe partnerët e tij turq.

Kompania u shpall fituese e tenderit të zhvilluar nga MIE duke ofruar një çmim prej 39.7 euro/ MW orë. Por pas entuaziazmit të fillimit,burime bëjnë me dije se kjo ofertë është konsideruar tepër e ulët dhe rrezikon seriozisht projektin, i cili për shkak të detyrimeve kontraktuale të kredisë duhet të mbyllet deri në fund të këtij viti. /skyweb.al