Skanim i ri 10-minutësh mund t’u vijë në ndihmë miliona pacientëve me tension të lartë - Gazeta Express
string(85) "skanim-i-ri-10-minutesh-mund-tu-vije-ne-ndihme-miliona-pacienteve-me-tension-te-larte"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

27/11/2025 19:55

Skanim i ri 10-minutësh mund t’u vijë në ndihmë miliona pacientëve me tension të lartë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

27/11/2025 19:55

Një skanim i ri, i shpejtë dhe jo invaziv, që zgjat vetëm 10 minuta, mund të revolucionarizojë trajtimin e hipertensionit – duke ndihmuar miliona pacientë të marrin terapinë e duhur.

Studiuesit e University College London (UCL) kanë zhvilluar një test që zbulon mbiprodhimin e hormonit aldosteron, i cili rregullon sasinë e kripës në trup dhe është një shkak i fshehur i tensionit të lartë.

Rreth 25% e personave me hipertension kanë gjëndra mbiveshkore që prodhojnë sasi të tepërta aldosteroni – por ky problem shpesh nuk diagnostikohet, pasi testet e zakonshme nuk arrijnë ta identifikojnë.

Si funksionon skanimi i ri?

Teknika e re kombinon një PET-CT, që krijon imazhe të detajuara 3D, me përdorimin e një traceri radioaktiv të projektuar posaçërisht për të lidhur enzimën që prodhon aldosteronin (aldosterone synthase).

Kur ky tracer merret nga pjesa e gjendrës mbiveshkore që prodhon hormonin në tepri, ajo zonë “ndriçon” qartë në skanim.

Në studimin e parë u përfshinë 17 pacientë, dhe tek secili u identifikua saktësisht burimi i mbiprodhimit të hormonit – pa efekte anësore.

“Kjo është hera e parë që arrijmë ta shohim këtë sëmundje në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo thjesht ndizet në skanim,” – shpjegon Prof. Bryan Williams, drejtues i studimit dhe Kryetar i Mjekësisë në UCL.

Ai shton se intensiteti i sinjalit në skanim pasqyron sasinë e aldosteronit të prodhuar, duke hapur mundësinë që në të ardhmen mjekët të targetojnë shumë më saktë zonat problematike.

Çfarë do të thotë kjo për pacientët?

Identifikimi i shpejtë i mbiprodhimit të aldosteronit mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e trajtimit të hipertensionit rezistent:

Heqja kirurgjikale e gjendrës mbiveshkore që prodhon hormonin në tepri; ose

Medikamente që bllokojnë prodhimin e aldosteronit.

Profesor Williams e quan këtë zhvillim “një inovacion britanik që e kemi pritur prej dekadash”, i cili mund të transformojë diagnostikimin dhe të përmirësojë ndjeshëm shënjestrimin e trajtimeve.

Rezultatet paraprake u publikuan në New England Journal of Medicine. Ndërkohë, ekipi ka nisur tashmë fazën e dytë të provave klinike, me synimin për të marrë miratim të mundshëm nga NHS.

Pse ka rëndësi kjo zbulim?

Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 14 milionë njerëz jetojnë me presion të lartë të gjakut – një faktor madhor rreziku për:

sulm në zemër,

goditje në tru,

sëmundje të veshkave,

vdekje të parakohshme.

Sipas British Heart Foundation, shumë persona jetojnë me hipertension të padiagnostikuar, pasi simptomat shpesh janë të paqarta, përfshirë:

dhimbje koke,

turbullim shikimi,

dhimbje gjoksi,

gjak rrjedhje nga hunda.

Kontrollet rutinë janë të thjeshta dhe të lira (shpesh falas për personat mbi 40 vjeç) dhe mund të kryhen në farmaci ose te mjeku i familjes. /GazetaExpress/