string(138) "skandaloze-ministrja-me-dhafffffne-keso-deklarata-na-thane-te-korruptuar-e-shpifes-mirena-tregon-per-publikimet-e-periskopit-per-skandalin"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 21:15

“SKANDALOZE – Ministrja me dhanë këso deklarata – Na thanë të korruptuar e shpifës”, Mirena tregon për publikimet e Periskopit për skandalin

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 21:15

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetjet shtazore.

Gazetari Ilir Mirena i ka quajtur skandaloze, deklaratat e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ka një plan për të dëmtuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci dhe qeverinë në detyrë, Kurti.

“Deklarata e ministres së Drejtësisë, është skandaloze, se në cfarë konkluzioni vjen, kur ende njësitet e hetuesve të krimeve ekonomike kanë qenë në ndërtesën e ministrisë duke marrë dokumente, e kjo jep asi verdikte  verbale, është e paprecedent. Me këto vitet e fundit, krejt eksponentët e VV’së, me këso deklarata kanë nisë me u normalizu edhe këto”, tha Mirena.

Tuatje, ai tha se edhe Periskopi ka raportuar për këtë rast, në fund të muajit prill.

“Në Periskop, në fund të muajit prill, që një fabrik për përpunimin e mbetjeve shtazore, që janë investu diku 10 milionë euro, të taksapaguesve, ju ka dhënë një biznesi që nuk ka investu asnjë cent aty. Po ashtu edhe për kontratën për 20 vitet e ardhshme, që pernime është skandaloze se në cfarë fshihet në të.

Në fund të prillit e kemi raportuar këtë rast, dhe vendimin që është pasu edhe me nënshkrimin e kryeministrit Albin Kurti, qysh atëherë e kemi vrejt që këtu ka diqka jashtëzakonisht kundërligjore”, shtoi Mirena.

Ai  thekson se vet ministri Peci, e kishte sulmuar atë dhe median Periskopi, duke i quajtur ‘shpifës, të korruptuar, e të dështuar’.

“Kemi pas sulme ku vet ministri Peci, na ka përmend nëpër disa debate televizive, na ka qu si njerëz të dështuar, që shpifin, e të korruptuar, e tash po tregohet kush në fakt është i dyshuari.  Vet Faton Peci është i dyshuari”, përfundon Mirena.

Theksojmë, se ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.  Ai sot është intervistuar nga Prokuroria Special për rreth 5 orë, në cilësinë e të dyshuarit.