string(94) "skandali-tek-onkologjiku-kalon-ne-spak-dosja-e-mjekeve-prokuria-e-tiranes-shpall-moskompetence"

Skandali tek “Onkologjiku”, kalon në SPAK dosja e mjekëve, Prokuria e Tiranës shpall moskompetencë

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2024 13:12

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë lidhur me hetimin e skandalit në spitalin Onkologjik duke ia kaluar dosjen Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Ka qenë prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj i cili 4 ditë më parë, ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe dosjen ta transferojë në SPAK, pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Lexo Edhe:

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta u vunë nën hetim më 25 qershor lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Vizion Plus mëson se ishte mjeku Edmond Gashi, ai i cili dërgonte pacientët në klinikën e tij private.

Pas hetimit disa mujor u zbulua se në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.