Skandali, SPAK pezullon aktivitetet e kompanive të lidhura me inceneratorët - Gazeta Express
string(74) "skandali-spak-pezullon-aktivitetet-e-kompanive-te-lidhura-me-inceneratoret"

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2022 11:57

Skandali, SPAK pezullon aktivitetet e kompanive të lidhura me inceneratorët

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2022 11:57

Pas denoncimit të skandalit të inceneratorëve, SPAK është vënë në lëvizje dhe ka pezulluar disa nga kompanitë që ishin të përfshira në këtë aferë.

Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit aktiviteti i tyre është pezulluar këtë të martë. Emrat e tre prej këtyre kompanive të bllokuara janë; Froggy, Best Services, Frogy 03.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evasion fiskam miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi denoncoi një prej kompanive që në librat e shitjes faturonte fruta teksa në librin e shitjes faturonte hekur dhe beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që nuk kishin lidhje me to. Kryemadhi tha se do ta dorëzonte në SPAK një dosje të tillë, duke kërkuar që të dalin para përgjegjësisë ata që janë përfshirë në këtë aferë.

/Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement