string(71) "skandali-me-te-dhenat-e-e-albania-rama-e-kalon-me-ironi-por-nuk-e-mohon"

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2021 16:15

Skandali me të dhënat e E-Albania, Rama e kalon me ironi, por nuk e mohon

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2021 16:15

Prej ditës së djeshme pas postimit në Lapsi.al Partia Demokratike e ka akuzuar qeverinë se përdor E-Albanian për të marrë të dhënat e qytetarëve për qëllime fushate. Nga Cërriku, kreu i qeverisë Edi Rama bëri një kundër-akuzë përmes ironisë.

Ai tha se qeveria nuk i përdor telefonat që të marrë qytetarët për t’iu kërkuar votën por që shteti të zgjidhë problemet që ata kanë. Rama deklaroi se qëllimi i krijimit dhe funksionit të E-Albanias është që shteti të jetë në xhepin e qytetarit.

“Kam krijuar E-Albanian që njerëzit të kapërcejnë hallkat e burokracisë. Unë dua që e gjitha marrëdhënia e qytetarit me shtetin të futet në xhep. Nuk i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën juve me kë je hajde voto për ne. 

Por duam që telefon të funksionojë që ne shteti të ju zgjidhim ju problemet. Kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë dhe nuk do lejojmë që asgjë që ato që kemi ngritur të cenohet”, tha Rama.

aaaaa