Gazetari dhe autori i Pressing në T7, Leonard Kërquki, e pyeti ministrin në detyrë të Bujqësisë Faton Peci se kush vendosi të ja jap tenderin për mbetjet e kafshëve kompanisë e cila u themelua pesë ditë para shpalljes së tenderit.
Kërquki shfaqi në ekran kontratën e nënshkruar nga Peci, të cilin e pyeti se a i shikon paraprakisht dokumentet që i nënshkruan.
Pjesë nga debati Kërquki-Peci:
Kërquki: A të flasim për këtë kontratë që është absolutisht prej skandaleve më të mëdha që është përfshi një ministër kosovar
Peci: Konstatimi yt për mua është skandal, qysh ti me lehtësi pe quan skandal
Kërquki: Tash publiku na vlerëson. Bëhet fjalë për një pronë publike që ju ka dhënë me qira një kompanie e cila pastaj del që pronarët diku i ka edhe serbë. E cila është shoqëru me plot shkelje….
Peci: Cili është serbi
Kërquki: E patën Kallxo.com, emrin
Peci: Ai nuk është serb
Kërquki: Selinë e ka në Beograd, për ju mundet me qenë i pranueshëm nëse ka naj religjion tjetër por ai selinë e ka ne Beograd
Peci: Nuk e kam trajtu në prizmin religjioz…
Kërquki: Ju ja keni dhanë tenderin një kompanie me pronar Naser Maloku, i cili i ka edhe disa aksionarë tjetër por që i del edhe një me seli në Beograd. Kontrata ka shkelje të shumta. Kompania që e ka fitu tenderin është themelu pesë ditë pasi është shpallë tenderi. Pesë ditë mbrapa është themelu kompania, ndërkohë në kritere thotë se duhet me pas 12-15 vjet përvojë në këtë lami. Shkelja e parë. Kompania është themelu pasi e keni shpall tenderin, kush ka vendos që me ja dhan dikujna tenderin kur kriteret kanë qenë të qarta, mi pas deri 12-15 përvojë në operim në këtë treg.
Peci: Qata që kanë vendos janë me emra e mbiemra, janë komisioni që e ka themelu Agjencia
Kërquki: Ju e keni nënshkru, janë inicialet tuaja
Peci: Nuk mundesh mi ikë përgjegjësisë institucionale…Nuk jam vlerësues i tenderit, vlerësues janë dikush tjetër.
Kërquki: A këqyrë ti para se me nënshkru diçka, unë jam drejtor në këtë TV ku jeni sonte, çdo gjë që nënshkruaj e shoh paraprakisht. Edhe pse përgjegjësia ime në dallim prej teje është si nata me ditë…