Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD - Gazeta Express
string(75) "skandal-ne-maqedonine-e-veriut-disa-te-arrestuar-per-abuzim-me-fondet-ipard"

Maqedoni

Gazeta Express

12/11/2025 11:13

Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

Maqedoni

Gazeta Express

12/11/2025 11:13

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar disa persona për abuzim dhe korrupsion me fondet IPA/IPARD të Bashkimit Evropian, që mbështesin zhvillimin rural të vendeve kandidate.

Sipas mediave maqedonase, policia ka arrestuar drejtorin e Agjencisë Shtetërore për Pagesat e Ndihmës Kombëtare dhe Komunitare për Zhvillimin Rural, Ilia Stoilev, me akuzën e ryshfetit me qëllim miratimin e paligjshëm të financimit për një ndërmarrje bujqësore në vend. Stoilev, i cili vjen nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, dyshohet se ka rënë dakord me një ish-ministër të vendit për të marrë shumën prej 50,000 eurosh.

Në total janë 4 persona të dyshuar për këto abuzime me fondet e BE-së, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa disa të tjerë janë me masën “arrest shtëpie”.

Kreu i Agjencisë në Maqedoninë e Veriut u arrestua pasi merrte 400 euro si paradhënie të shumës totale, ndërsa përfituesit e ndihmës së BE-së janë kryesisht fermerë, blegtorë dhe investitorë në sektorin e bujqësisë, si dhe kompani përpunuese. Pas zbulimit të skandalit, qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi pezullimin e pacaktuar të të gjitha fondeve nga BE për përfituesit e programit, derisa të përfundojnë hetimet e rastit të fundit.

I njëjti skandal me fondet e IPARD II u zbulua në vitin 2023 edhe në Shqipëri, ku menjëherë Komisioni Evropian ndërpreu përkohësisht rimbursimet për fondet që lidhen me bujqësinë në vendin tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement