Skandal në garën për kryeministër në Britani, një prej kandidatëve ua dërgonte gati mesazhet mbështetësve - Gazeta Express
string(104) "skandal-ne-garen-per-kryeminister-ne-britani-nje-prej-kandidateve-ua-dergonte-gati-mesazhet-mbeshtetesve"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2022 22:38

Skandal në garën për kryeministër në Britani, një prej kandidatëve ua dërgonte gati mesazhet mbështetësve

Lajme

Gazeta Express

05/08/2022 22:38

Në Britaninë e Madhe ndërkohë që po zhvillohet gara për kreun e ri të konservatorëve dhe njëkohësish edhe kryeministrin e ri të Britanisë, një skandal është zbuluar në lidhje me kandidatin Rishi Sunak.

Si formë e kryerjes së fushatës së tij duket se Sunak ka zgjedhur një formë të mirë organizuar deri në detaje.

Lexo Edhe:

Mediat raportojnë se personave që janë mbështetës të kandidaturës së tij, i ka vajtur një mesazh i gatshëm ku kërkohej të plotësohej emri, vendbanimi dhe arsyeja se përse e mbështesnin zotin Sunak.

Gjithashtu mbështetësit kishin disa alternativa në lidhje me arsyen e mbështetjes, që përfshinte faktin që Sunak është i vetmi që mund të rindërtojë ekonominë, ka një plan për të mposhtur inflacionin dhe të mundë në zgjedhje laburistët.

“Emri im është… dhe jam nga… Arsyeja e se përse mbështes Rishi Sunak është sepse …(shkruani një arsye), ose

Alternativat e mundshme:

-Ai është i vetmi kandidat që do të rindërtojë ekonominë tonë në mënyrë që të ulen taksat.

– Është i vetmi kandidat që mund të mundë laburistët në zgjedhjet e përgjithshme

-Ai mund të mbrojë Brexit dhe do të dëgjojë zërin e qytetarëve

– Ai ka një plan për të mposhtur inflacionin”, shkruhet në mesazhin që ju dërgohet mbështetësve.

Nga ana tjetër, ekipi i kundërshtares së tij, Liz Truss është treguar mjaft i ashpër me fushatën e ish-ministrit, pasi e kanë quajtur gjithçka të fabrikuar, të planifikuar dhe jo autentike.

Ndërkohë mbështetësit e Sunak pretendojnë se e njëjta gjë po bëhet edhe nga mbështetësit e kandidates Truss.

“Kam parë 12 mbështetës të zonjës Truss që të gjithë dërgonin të njëjtin mesazh mbështetjeje. Mbajeni hipokrizinë për vete”, u shpreh ai.

/Gazeta Express