Takimi, i fituar 3-0 nga Zeniti, u shoqërua me tensione në tribuna, ku një pjesë e tifozëve vendas ofenduan 27-vjeçarin shqiptar.
“Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku”, deklaroi kreu i komitetit, Artur Grigoryants, për agjencinë ruse RIA Novosti. Ai shtoi se mbledhja disiplinore do të zhvillohet më 20 gusht.
Në atë përballje, Daku arriti të shënojë një gol, i cili u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, përcjell tch.
Ironikisht, gjatë kësaj vere sulmuesi ishte shumë pranë transferimit te Zeniti i St. Petersburgut, por në fund vendosi të qëndrojë te Rubini, që i rinovoi kontratën.
Komiteti i RFU-së pritet të vendosë nëse Zeniti do të ndëshkohet për sjelljen e tifozëve të tij, ndërkohë që rasti ka marrë vëmendje në mediat ruse, duke rikthyer në fokus marrëdhënien mes klubit dhe lojtarit shqiptar.