Skandal në futbollin çek, nisin hetimet për trukime të ndeshjeve - Gazeta Express
string(63) "skandal-ne-futbollin-cek-nisin-hetimet-per-trukime-te-ndeshjeve"

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 18:00

Skandal në futbollin çek, nisin hetimet për trukime të ndeshjeve

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 18:00

Futbolli çek është përfshirë në një skandal të madh trukimesh ndeshjesh vetëm disa ditë para përballjes së kombëtares çeke me Republikën e Irlandës në “play-offin” për Kupën e Botës.

Federata e Futbollit e Republikës Çeke (FACR) njoftoi të martën se ka nisur 47 procedura disiplinore ndaj lojtarëve, zyrtarëve të klubeve dhe gjyqtarëve, kryesisht nën dyshimet për ryshfet dhe manipulim ndeshjesh, pas një sërë bastisjesh të zhvilluara herët në mëngjes.

Në një deklaratë zyrtare, kryetari i komisionit të etikës, Martin Holub, tha: “Komisioni i etikës i FACR ka nisur 47 procedura disiplinore, kryesisht për dyshime për shkelje si ryshfeti dhe trukimi i ndeshjeve. Të dyshuarit përfshijnë klube, zyrtarë, gjyqtarë dhe lojtarë. Shumica e lojtarëve janë pezulluar përkohësisht nga aktivitetet garuese”.

Ai shtoi se komisioni do të vazhdojë të shqyrtojë çështjen dhe të planifikojë hapat e mëtejshëm, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Çekisë.

Sipas raportimeve, operacioni policor është përqendruar në rajonin e Moravisë dhe ka përfshirë edhe organizata ndërkombëtare si Europol, Interpol dhe njësinë kundër trukimeve të UEFA-s.

Nga UEFA u deklarua se nuk do të komentojnë hetimet në këtë fazë, për të ruajtur integritetin e procesit.

Ndërkohë, kombëtarja e Çekisë do të përballet me Irlandën në “Fortuna Arena” të enjten në mbrëmje.

Fituesi i këtij dueli do të luajë më pas ndaj Danimarkës ose Maqedonisë së Veriut për një vend në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement