Skandal në Familjen Mbretërore Norvegjeze: Djali i Princeshës dyshohet për 23 vepra penale, përfshirë përdhunim - Gazeta Express
string(109) "skandal-ne-familjen-mbreterore-norvegjeze-djali-i-princeshes-dyshohet-per-23-vepra-penale-perfshire-perdhunim"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 14:14

Skandal në Familjen Mbretërore Norvegjeze: Djali i Princeshës dyshohet për 23 vepra penale, përfshirë përdhunim

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 14:14

Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se djali 28-vjeçar i Princeshës së Kurorës të Norvegjisë dyshohet për tri përdhunime dhe më shumë se një 20 vepra të tjera penale, transmeton Express.

Me rastin e mbylljes së një hetimi të nisur para 10 muajsh, policia ka njoftuar se hetimi është dërguar tek prokurorët, të cilët do të vendosin nëse do të ngrihen ose jo aktakuza.

Marius Borg Hoiby, i lindur nga një marrëdhënie para martesës së princeshës Mette-Marit me princin e kurorës Haakon, ka qenë nën hetim që nga arrestimi i tij më 4 gusht 2024, kur ishte i dyshuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Ky arrestim ka çuar më pas në disa akuza të tjera ndaj tij.

Sipas policisë, Hoiby dyshohet për “një rast përdhunimi me marrëdhënie seksuale” dhe “dy raste përdhunimi pa marrëdhënie seksuale”. Ai poashtu është i dyshuar për katër raste të sjelljes seksualisht ofenduese, një rast abuzimi në marrëdhënie të ngushtë, dy raste të dëmtimit trupor, një rast vandalizmi, një rast kërcënimi, pesë shkelje të urdhrave të ndalimit, një rast fyerjeje ndaj një oficeri policie dhe pesë shkelje në trafik.

Avokatja e Hoiby ka deklaruar se klienti i saj i mohon të tre akuzat për përdhunim.