string(61) "skandal-ne-angli-gjyqtari-akuzohet-per-abuzim-me-nje-minorene"

Futboll

Gazeta Express

18/02/2025 11:30

Skandal në Angli: gjyqtari akuzohet për abuzim me një minorene

Futboll

Gazeta Express

18/02/2025 11:30

Anglia është tronditur nga një lajm që doli në pah në orët e fundit nga organet kryesore të informacionit.

Një asistent referimi duhet të paraqitet në gjykatë pasi është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për Gareth Viccars, 46 vjeç, shkruajnë mediat britanike, përcjell “Gazeta Express”.

Ai është akuzuar për “akte seksuale depërtuese” me një vajzë të moshës mes 13 e 15 vjet.

Viccars, me profesion agjent në patundshmëri, thuhet se “e ka prekur qëllimisht” viktimën “pa menduar e besuar se do të ishte 16 apo më shumë vjeçe”.

Javën e kaluar, Viccars u paraqit në gjykatën “Willesden Magistrates Court” dhe u mbajt në paraburgim.

Më 7 mars ai do të paraqitet në “Snaresbrook Croën Court”, ku do të paraqitet deklarata e fajësisë.

“Professional Game Match Officials Limited (PGMOL)”, organ përgjegjës i arbitrimit të ndeshjeve të futbollit profesionist anglez, e ka suspenduar gjyqtarin, ndërkohë që ndaj tij po kryhej një hetim policor.

Viccars, i cili ka drejtuar ndeshje të Kupës së Ligës dhe të FA Cup, nuk ka gjykuar në këtë sezon dhe për herë të fundit ishte paraqitur më 3 shkurt 2024.

Një zëdhënës i “PGMOL” tha për “Sky Sports UK”: “Zotëri Viccars u pezullua menjëherë sapo dolën akuzat në dritë. Meqenëse çështja është ende objekt i hetimeve të policisë, ne nuk jemi në gjendje të japim më shumë deklarata e informata”. /Gazeta Express