Skandal me rrjedhjen e të dhënave, zbulohet skema: 16,000 afganë të zhvendosur fshehurazi në Britani - Gazeta Express
string(97) "skandal-me-rrjedhjen-e-te-dhenave-zbulohet-skema-16000-afgane-te-zhvendosur-fshehurazi-ne-britani"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 14:45

Skandal me rrjedhjen e të dhënave, zbulohet skema: 16,000 afganë të zhvendosur fshehurazi në Britani

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 14:45

Një lajm i fundit ka shpërthyer në Britani të Madhe në lidhje me zhvendosjen fshehurazi të mijëra personave drejt Mbretërisë së Bashkuar, si pjesë e një skeme sekrete prej 850 milionë funtesh, të krijuar pas një gabimi me të dhënat personale të afganëve që kanë ndihmuar forcat britanike.

Sipas agjencisë së lajmeve, PA, The Guardian raporton se një bazë e të dhënave me informacione personale të afro 19,000 personave që kishin aplikuar për programin e zhvendosjes dhe ndihmës për afganët (Arap) ishte publikuar “gabimisht” nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes në shkurt të vitit 2022.

Më pas, bëhet e ditur se ky “gabim” ka sjellë pasoja serioze duke detyruar qeverinë britanike të krijojë një skemë të re sekrete për zhvendosjen e afganëve — e njohur si Afghanistan Response Route (ARR) — e cila u lançua në prill të vitit 2024.

Sipas Reuters, ministri aktual britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka deklaruar se rreth 4,500 persona të prekur nga rrjedhja e të dhënave tashmë ndodhen në Britani ose janë në tranzit, ndërsa një rishikim i porositur nga Ministria e Mbrojtjes, për të hetuar rrjedhjen e të dhënave ka zbuluar se më shumë se 16,000 persona të prekur janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar deri në maj të këtij viti.

Raportohet se kostoja e kësaj skeme ka arritur tashmë në rreth 400 milionë funte, ndërsa përfundimi i saj parashikohet të shkojë deri në 850 milionë funte. Veç kësaj, raportohet se miliona të tjerë priten të shpenzohen për çështje ligjore dhe kompensime për personat që mund të jenë rrezikuar pas rrjedhjes së të dhënave.