S'kalon Projektligji për tërheqje nga Trusti - Gazeta Express
string(43) "skalon-projektligji-per-terheqjen-e-trustit"

S’kalon Projektligji për tërheqje nga Trusti

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 16:39

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë në lexim të parë Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, raporton Express.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili vetë votoi kundër, bëri me dije se pro këtij projektligji kanë votuar 44 deputetë, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

Lexo Edhe:

Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.

Propozues i kësaj nisme është deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu./Gazeta Express