S’ka vendim për mjeken që mbylli dermatologjinë - Gazeta Express
string(46) "ska-vendim-per-mjeken-qe-mbylli-dermatologjine"

Gazeta Express

22/10/2020 17:38

S’ka vendim për mjeken që mbylli dermatologjinë

Gazeta Express

22/10/2020 17:38

Pas gati tetë muajsh, nuk ka asnjë vendim gjykate, nëse ish drejtoresha e dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska nuk veproi qëllimisht sipas rekomandimeve dhe eventualisht kontribuoi në përhapjen e virusit korona.

Ajo u dënua fillimisht dhe duhej të paguante 10,000 euro, sepse në vend që të izolohej, pasi u kthye nga skijimi në Itali më 29 shkurt, ajo shkoi në punë dhe mbylli tërë klinikën e dermatologjisë. Biljanoska ankimoi  vendimin, por deri më tani seancat janë shtyrë pasi nuk ka mundur t’i mbledh provat e nevojshme. Gjykata tani do t’i kërkojë ato me detyrë zyrtare nga Instituti i dermatologjisë. Prokuroria e ndjek mjeken në bazë të Nenit 205 të Kodit Penal- transmetimi i sëmundjes ngjitëse.

Lexo Edhe:

Kodi penal neni 205, paragrafi 1

Personi që me shkeljen e dispozitave ose urdhrave me të cilat organi kompetent përcakton kontrolle, dezinfektim, ndarjen e të sëmurëve ose masa tjera për pengimin e sëmundjeve ngjitëse te njerëzit ose me punësimin ose mbajtjen e personit që është i sëmurë me sëmundje ngjitëse, me kryerjen e marrëdhënieve intime ose në mënyrë tjetër, shkakton përhapjen e sëmundjes ngjitëse, do të dënohet me para ose burg deri në tre vjet”.

Në fund të shkurtit, kur rastet e para të simptomave të koronavirusit u shfaqën në vend, në kundërshtim me protokollet shëndetësore, Biljanovska nuk u izolua. Megjithëse rekomandimet ishin për këdo që kthehej nga vendet e huaja të shkojë në izolim katërmbëdhjetë ditësh, ajo shkoi në Klinikën e Dermatologjisë ku ishte drejtoreshë. Biljanovska u kthye nga skijimi në Itali. Përveç se në punë, ajo ishte edhe te një parukiere dhe një simpozium shkencor. Klinika e dermatologjisë u mbyll përkohësisht dhe disa nga kolegët e saj dolën pozitivë me KOVID 19, dhe disa të tjerë përfunduan në izolim. Dënim për sjelljen joprofesionale të Biljanoskës erdhi gjithashtu nga Oda e Mjekëve, e cila njoftoi se do të presin një vendim të plotfuqishëm/të formës së prerë, dhe do të vendosnin nëse do t’i merret licenca e punës.