“S’ka vend për kriminelë në Policinë e Kosovës” -Koloneli Nexhmi Krasniqi, e zyrtari i ministrisë të arrestuar nën dyshimin për marrje të parave me detyrim - Gazeta Express
string(150) "ska-vend-per-kriminele-ne-policine-e-kosoves-koloneli-nexhmi-krasniqi-e-zyrtari-i-ministrise-te-arrestuar-nen-dyshimin-per-marrje-te-parave-me-detyrim"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 8:55

“S’ka vend për kriminelë në Policinë e Kosovës” -Koloneli Nexhmi Krasniqi, e zyrtari i ministrisë të arrestuar nën dyshimin për marrje të parave me detyrim

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 8:55

Një operacion i gjerë i hetimeve është zhvilluar prej kohësh në rajonin e Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka zhvilluar një aksion të koordinuar që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në qytetin e Prizrenit dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është realizuar me përkushtim nga hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Inspektorati Policor i Kosovës ka vënë nën pranga kolonelin policor, Nexhmi Krasniqi. Po ashtu i arrestuar nga Policia e Kosovës është dhe Ramadan Paqarizi, zyrtar në Qendrën për Patentë Shofer në Prizren.

Operacioni është udhëhequr drejtpërdrejt nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, i cili po mbikëqyr zhvillimet e rastit, ndërkaq kanë marrë pjesë edhe NjRSh dhe njësi tjera mbështetëse të IPK dhe Policisë.

Ramadan Paçarizi, i njohur me nofkën “Dani”, mbante pozitë në Qendrën për Patentë Shofer në Prizren, që operon nën varësinë e kësaj ministrie.

Kurse koloneli Nexhmi Krasniqi raportohet të jetë arrestuar nën dyshimin për detyrim në shitje të pronave dhe marrjen e të hollave me detyrim.

E në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe ministri  Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

Ai përgëzoj IPK-në ku u arrestuan katër qytetarë, në mesin e tyre edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës.

Sveçla tha se krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelët në radhët e Policisë.

“Mbështes dhe njëkohësisht insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend. Policia e Kosovës duhet te jetë adresë e luftimit të krimit dhe asnjëherë dhe ne asnjë rrethanë çerdhe banimi e mburojë e veprimtarive kriminale”.