S'ka të lënduar as të vdekur, Katari thotë se e ka rrëzuar raketat e Iranit - Gazeta Express
string(73) "ska-te-lenduar-as-te-vdekur-katari-thote-se-e-ka-rrezuar-raketen-e-iranit"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 19:44

S’ka të lënduar as të vdekur, Katari thotë se e ka rrëzuar raketat e Iranit

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 19:44

Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar “me sukses” një sulm raketor që synonte Bazën Ajrore Al Udeid në Katar, duke shtuar se sulmi nuk rezultoi me vdekje ose lëndime.

Shteti i Katarit e ka dënuar ashpër sulmin e Gardës Revolucionare të Iranit kundër bazës ajrore amerikane Al-Udeid.

“Ne e konsiderojmë këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ne theksojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në mënyrë të barabartë me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni”, ka thënë Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, përmes një postimi në X.

Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se kanë mbyllur hapësirat ajrore, pas shqetësimeve për hakmarrje iraniane, si pasojë e sulmeve amerikane të një dite me parë.