S'ka reciprocitet ndaj Bosnjës në bazë të vendimit që ka publikuar Kurti - Gazeta Express
string(71) "ska-reciprocitet-ndaj-bosnjes-ne-baze-te-vendimit-qe-ka-publikuar-kurti"

S’ka reciprocitet ndaj Bosnjës në bazë të vendimit që ka publikuar Kurti

Gazeta Express

01/04/2020 17:45

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që nga sot të heq tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Tarifën e hequr ndaj Serbisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti do ta zëvendësojë me reciprocitet.

Lexo Edhe:

Kurse ndaj Bosnje e Hercegovicës nuk do të aplikohet masa e njëjtë, madje Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se padrejtësisht ky shtet e ka pësuar me masën 100% që i është vënë Serbisë, raporton Gazeta Express.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka njoftuar për vendimin që qeveria në detyrë ka marrë mbrëmë në mbledhjen e 20-të të saj.

“Reciprocitet, sepse barazi.Sot në ora 00:00 hyri në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për zëvendësimin e tarifës 100% ndaj importit të mallrave të Serbisë me zbatimin gradual të reciprocitetit, parim ky universal dhe i të drejtës ndërkombëtare, si dhe për largimin e tarifës 100% ndaj Bosnje-Hercegovinës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo nënkupton që ndaj Bosnje e Hercegovinës qeveria ka hequr taksën por nuk ka aplikuar masën e reciprocitetit./GazetaExpress/