“S'ka qenë me rëndësi kandidati i VV'së – Në Prishtinë kemi dyfishim të votës”, Alban Zogaj i LDK-së flet për zgjedhjet lokale - Gazeta Express
string(119) "ska-qene-me-rendesi-kandidati-i-vvse-ne-prishtine-kemi-dyfishim-te-votes-alban-zogaj-i-ldk-se-flet-per-zgjedhjet-lokale"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 21:07

“S’ka qenë me rëndësi kandidati i VV’së – Në Prishtinë kemi dyfishim të votës”, Alban Zogaj i LDK-së flet për zgjedhjet lokale

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 21:07

Alban Zogaj nga LDK ka folur për zgjedhjet lokale, ku thotë se nuk ka qenë me rëndësi kandidati i VV’së për Prishtinën, pasi thotë se LDK’ja në kryeqytet ka dyfishim të votës.

Zogaj në emisionin Pressing në T7 thotë se LDK’ja është e fokusuar së pari te votat e tyre, pasi thotë se në zgjedhjet e shkurtit 2025, LDK’ja ka dalë shumë mirë me vota.

“Ne kemi qenë pak a shumë të përgatitur për kandidaturat eventuale të VV, sepse kemi analizuar qe një kohë se kush do të kishte pas mundësi me qenë kundërkandidat i Përparimit.

Po e theksoj se nuk ka qenë edhe shumë e rëndësishme kandidati i VV’së, sepse ne jemi të fokusum së pari të vetvetja, ne si LDK ëhstë me rëndësi me u marr me votat tona, dhe në zgjedhjet e shkurtit në Prishtinë kemi dalë shumë mirë. Hyjmë në zgjedhjet lokale të tetorit me një bazë shumë të fuqishme, dyfishi i shkurtit të vitit 2021. Në Prishtinë kemi dyfishim të votës”, tha Zogaj.