S'ka nënshkrim, Borrell: Marrëveshja konsiderohet e miratuar me një deklaratë - Gazeta Express
string(74) "ska-nenshkrim-borrell-marreveshja-konsiderohet-e-miratuar-me-nje-deklarate"

Gazeta Express

18/03/2023 23:28

S’ka nënshkrim, Borrell: Marrëveshja konsiderohet e miratuar me një deklaratë

Gazeta Express

18/03/2023 23:28

Shefi i diplomacisë së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell ka njoftuar se pala kosovare dhe serbe nuk e kanë pranuar aneksin e zbatimit të marrëveshjes të propozuar nga BE’ja, për të cilin Borrell tha se ishte më ambicioz dhe më i detajuar.

“Fillimisht kemi propozuar një aneks më ambicioz, por palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version. Në njërën anë, sepse besoj që Kosova nuk ka pasur fleksibiltet sa i përket substancës, dhe në anën tjetër, Serbia ka theksuar në parim që të mos nënshkruaj, edhe pse është e gatshme të implementojë”.

Lexo Edhe:

Tutje, Borrell tha se zbatimi i këtij aneksi do të bëhet pjesë përbërëse e Kosovës dhe Serbisë drejt rrugëtimit të tyre evropian.

“Pra marrëveshje konsiderohet e miratuar me një deklaratë që do të publikohet. Më besoni përkundër faktit që një tekst më ambicioz është propozuar në fillim, ajo mbi të cilin janë dakorduar palët, dhe zbatimi i saj përmes aneksit do të bëhet pjesë përbërse drejt rrugëtimit të tyre evropian” tha Borrell sipas perkthimit zyrtar.