“S’ka ndeshje, s’ka pagë. Shpresoj të keni kursyer” – Reagojnë yjet e NBA - Gazeta Express
string(65) "ska-ndeshje-ska-page-shpresoj-te-keni-kursyer-reagojne-yjet-e-nba"

“S’ka ndeshje, s’ka pagë. Shpresoj të keni kursyer” – Reagojnë yjet e NBA

Gazeta Express

12/03/2020 10:01

Basketbollistët e NBA kanë reaguar në llogaritë e tyre në rrjete sociale ndaj lajmit se liga është suspenduar për një kohë të pacaktuar shkaku i koronavirusit, virus ky që e ka prekur edhe yllin e Utah Jazz, Rudy Gobertin.

Përderisa CJ McCollum i Portland Trail Blazer shpresoi se lojtarët do të kenë kursyer para, pasi që tha se pa zhvillimin e ndeshjeve, s’do të ketë as paga, përderisa LeBron James e Stephen Curry u ankuan për fillimin e keq të vitit.

Lexo Edhe:

Përderisa në fillim të këtij viti kalendarik bota filloi të shqetësohet për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore shkaku i tensionimit të situatës mes SHBA-së dhe Iranit, basketbollistët e përjetuan rëndë edhe vdekjen e Kobe Bryant, i cili vdiq pasi u rrëzua helikopteri me të cilën po udhëtonte bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Tani, bota është tronditur sërish, këtë herë nga përhapja e virusit COVID-19, që të mërkurën u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky virus i ka lënë të vdekur deri më tani mbi 4600 njerëz, ndërsa mbi 126 mijë janë prekur, ndërkohë që evente të ndryshme sportive janë suspenduar, ndër to edhe ndeshjet e NBA.

“2020-ta nuk është vit i mbarë. Nuk e di se me çka mund ta krahasoj këtë situatë… thesht duhet të forcohemi dhe të kujdesemi për veten dhe për ata përreth nesh. Basketbolli do të kthehet dikur, por tani mbrojeni veten dhe qëndroni të sigurt”, shkroi Stephen Curry.

“Njeri, ne po i anulojmë eventet sportive, shkollat, punën në zyra, etj, etj. Por, duhet ta anulojmë vitin 2020. Dreqin, kanë qenë tre muaj të vështirë. Zoti ju bekoftë dhe rrini të sigurt”, shkroi LeBron James.

“Viti 2020 është një vit shumë i keq. Qëndroni të sigurt njerëz”, shkroi Luka Doncic.

“Njerëz… Kjo është çmenduri.. Po lutem për të gjithë në këtë moment të vështirë”, shkroi Trae Young.

S’ka ndeshje, s’ka paga. Shpresoj që të kenë kursyer të gjithë mirë”, shkroi CJ McCollum, në përgjigje ndaj Lou Williams, i cili kërkoi të merren masa ndaj koronavirusit.

“Shpresoj që të gjithë lojtarët të marrin kohë për të punuar në jetën jashtë basketbollit. Përdorini burimet dhe famën tuaj si epërsi. Shkoni në takime. Diversifikohuni dhe mësoni të eksploroni burime të tjera për përfitime përderisa jeni ende në ligë. Sepse kur të marrë fund, do të jetë fundi”, shtoi McCollum. /Gazeta Express/