‘‘S’ka mo mu sill nëpër qytet’’, Përparim Rama: Parkingjet monitorohen online, secili munet me pa a ka vende të lira - Gazeta Express
string(108) "ska-mo-mu-sill-neper-qytet-perparim-rama-parkingjet-monitorohen-online-secili-munet-me-pa-a-ka-vende-te-lira"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:37

‘‘S’ka mo mu sill nëpër qytet’’, Përparim Rama: Parkingjet monitorohen online, secili munet me pa a ka vende të lira

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:37

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se parkingjet që janë në kryeqytet monitorohen online, kësisoj, ai ka thënë se secili mundet me e pa se a ka vende të lira apo jo, për të parkuar veturën.

Rama ka shkruar edhe se ‘’s’ka mo me u sill nëpër qytet me lyp parking?’’.

‘‘S’ka mo me u sill nëpër qytet me lyp parking?

Tash parkingjet monitorohen online edhe secili prej jush tash munet me pa a ka vende t’lira a jo,

n’tabelat digjitale që janë vendosë n’fillim t’rrugëve!

Prishtina, përtej të zakonshmes!’’, ka shkruar Rama.