S’ka minuta për Gareth Bale - Gazeta Express
string(26) "ska-minuta-per-gareth-bale"

S’ka minuta për Gareth Bale

Gazeta Express

26/10/2020 22:58

Gareth Bale ka qëndruar për 90 minuta në stol në fitoren minimale të Tottenham kundër Burnley.

U largua nga Real Madridi në kërkim të minutave, sepse po vuante me Zinedine Zidanen në stol.

Lexo Edhe:

Por, Gareth Bale, nuk ka gjetur një situatë më ndryshe në Londër, të paktën jo në këto ndeshjet e para në Premierligë.

Në fitoren e vështirë të Tottenham në udhëtim te Burnley, që përfundoi me rezultatin minimal 1-0, Bale qëndroi për 90 minuta në stol.

Mourinho nuk i dha atij hapësira as në pjesën e dytë, diçka që do të jetë patjetër nesër në ballinat e gjitha mediave botërore. /Gazeta Express/