“S’ka më klube nate” - Gimbo te Dhoma e Rrëfimit, tregon emocionet pak para dasmës - Gazeta Express
string(76) "ska-me-klube-nate-gimbo-te-dhoma-e-rrefimit-tregon-emocionet-pak-para-dasmes"

TV/Film

Gazeta Express

05/03/2026 18:51

“S’ka më klube nate” – Gimbo te Dhoma e Rrëfimit, tregon emocionet pak para dasmës

TV/Film

Gazeta Express

05/03/2026 18:51

“Po martohet malësori, çikën pink mori”

brëmjen e sotme, në orën 21.00, Selin dhe Gimbo do të ‘lidhin kurorë’. Dy banorët janë zgjedhur nga publiku si çifti i dasmës që tashmë është traditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Gimbo ka treguar emocionet e tij te Dhoma e Rrëfimit, ku shprehet se është shumë i lumtur. Ai me humor thotë se ‘nuk ka më club-e nate’.

“Po martohet malësori, çikën pink mori. S’ka më club-e nate. Jam shumë i lumtur, një emocion ndryshe, një ndjenjë ndryshe. Dj Gimbo po bëhet burrë”, thotë Dj Gimbo në Dhomën e Rrëfimit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Gimbo ndanë ftesat te banorët e tjerë, ku Rogertin nuk e kanë ftuar. Atij i dërguan një ftesë paksa të çuditshme, ku i shkruanin se nuk do ishte i pranishëm në gëzimin e tyre.

Për këtë arsye, Rogerti gjatë gjithë kohës ka thënë se do të prishë dasmën, si asnjëherë më parë në “Big Brother VIP 5”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement