S’ka fitore për Barcelonën, humbet nga Getafe - Gazeta Express
string(43) "ska-fitore-per-barcelonen-humbet-nga-getafe"

S’ka fitore për Barcelonën, humbet nga Getafe

Gazeta Express

17/10/2020 22:54

Barcelona ka humbur me rezultat minimal 1-0 kundër Getafes sonte. Lionel Messi luajti këtë ndeshje për 90-të minuta por që nuk arriti që të ndihmojë skuadrën e tij për ta fituar ndeshjen

Barcelona ka pësuar disfatë kundër Getafes sonte duke u mposhtur me rezultat 1-0.

Lexo Edhe:

Një pjesë e parë me të dyja skuadrat që nuk arritën të krijojnë shumë, aq më pak shanse të mira.

Vendasit e filluan më mirë takimin dhe arritën që të dalin disa herë përpara, por edhe Barcelona sulmonte vazhdimisht por në pjesën e parë nuk kishte gola.

Në pjesën e dytë De Jong do të shkaktonte penallti brenda zonës së rreptësisë të cilën penallti në gol do ta shndërronte Jaime Mata në minutën e 56-të.

Barcelona tentoi por megjithatë Getafe u tregua shumë më e mirë në kundërsulme dhe shumë lehtë ka mundur ta merr edhe golin e dytë.

Pas kësaj humbje Barcelona ka vetëm 7 pikë por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /GazetaExpress/