S’ka ende trofe për Ronaldon te Al Nassr, mposhtet në finale të Superkupës së Arabisë Saudite - Gazeta Express
string(91) "ska-ende-trofe-per-ronaldon-te-al-nassr-mposhtet-ne-finale-te-superkupes-se-arabise-saudite"

Futboll

Gazeta Express

23/08/2025 16:32

S’ka ende trofe për Ronaldon te Al Nassr, mposhtet në finale të Superkupës së Arabisë Saudite

Futboll

Gazeta Express

23/08/2025 16:32

Cristiano Ronaldos do t’i duhet të presë ende që ta shijojë një trofe me Al Nassr.

Edhe pas dy viteve e gjysmë, ylli portugez që ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, nuk ka fituar një me ekipin nga Arabia Saudite.

Sot, në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, Al Nassr u mposht pas penalltive nga Al Ahli.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2:2 dhe sipas rregullave atje, nuk ka 30 minuta vazhdime, por direkt në penallti.

Cristiano Ronaldo kaloi Al Nassr në epërsi në minutën e 41-të me gol nga penalltia, duke e realizuar kësisoj golin e tij të 100-të për Al Nassr.

Barazimi erdhi në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë, kur Kessie shënoi.

Në minutën e 82-të, Marcelo Brozovic e riktheu epërsinë e vendasve, por Ibanez barazoi për Al Ahlin në minutën e 89-të.

Në penallti, Al Ahli fitoi 5:4, me vetëm Al Khaibari që dështoi të shënonte nga 11-metërshi.