"S'ka dorëzim", tifozët qipriotë bëjnë skandal në Beograd, e shfaqin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb - Gazeta Express
string(107) "ska-dorezim-tifozet-qipriote-bejne-skandal-ne-beograd-e-shfaqin-harten-e-kosoves-me-ngjyrat-e-flamurit-serb"

Futboll

Gazeta Express

20/08/2025 9:51

“S’ka dorëzim”, tifozët qipriotë bëjnë skandal në Beograd, e shfaqin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb

Futboll

Gazeta Express

20/08/2025 9:51

Një tjetër provokim i rëndë ndaj Kosovës ndodhi mbrëmë në ndeshjen e play-off-it të Champions League mes Crvena Zvezdës dhe Pafosit në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.

Tifozët qipriotë të klubit Pafos shfaqën një flamur të Serbisë mbi hartën e Kosovës me mbishkrimin provokues “S’ka dorëzim”.

Ky skandal vjen vetëm pak ditë pasi UEFA, përmes organit të Apelit, gjobiti Lech Poznanin dhe Partizanin për banerin e famëkeq “Kosova është Serbi”, transmeton Ina.

Kërkohet që UEFA të reagojë pa mëshirë dhe me dënime drakonike, për të ndaluar përsëritjen e provokimeve të tilla që vazhdimisht shënjestrojnë shtetin e Kosovës.