Ylli i Liverpoolit, Ibrahima Konaté, mund të përfundojë duke rinovuar kontratën në “Anfield” këtë verë, pavarësisht se për pjesën më të madhe të sezonit ka shqyrtuar mundësinë e largimit.
Mbrojtësi francez është lidhur vazhdimisht me një kalim te Real Madridi, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje konkrete nga klubi spanjoll.
Liverpooli kishte tentuar ta rinovonte kontratën e Konatés që në fillim të vitit 2025, por negociatat ngecën për shkak të qëndrimit të paqartë të lojtarit.
Në të njëjtën periudhë, u përfol për interesimin e Real Madridit për ta marrë atë si lojtar të lirë, por në nëntor “Los Blancos” i informuan anglezët se nuk po e ndiqnin këtë transferim.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Konaté tani është i hapur për rinovim, dhe Liverpooli pritet të rifillojë kontaktet me agjentin e tij gjatë muajit prill.
Interesimi i Real Madridit u rihap pasi Dayot Upamecano rinovoi kontratën me Bayern Munichun në shkurt.
Konaté mbetet një nga opsionet për madrilenët, së bashku me Nico Schlotterbeckun dhe Jacobo Ramónin, por aktualisht “nuk ka asgjë konkrete” në këtë drejtim.
Ndërkohë, Real Madridi ka nën kontratë për sezonin e ardhshëm emra si Dean Huijsen, Raúl Asencio dhe Éder Militão.
Antonio Rüdiger pritet të marrë një zgjatje njëvjeçare, ndërsa David Alaba mund të largohet në fund të sezonit.
Në përgjithësi, Real Madridi zakonisht merr vendime përfundimtare për skuadrën pas muajit maj, dhe aktualisht nuk ka një kandidat të qartë për rolin e mbrojtësit të pestë në sezonin e ardhshëm – duke e lënë të hapur mundësinë që emri i Ibrahima Konatés të mbetet në diskutim./GazetaExpress/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...