S’ka aktakuzë për qytetarin që përdhosi flamurin, Maliqi: AKI me gjasë s’po sheh përtej agjendave partiake të krerëve të saj - Gazeta Express
string(120) "ska-aktakuze-per-qytetarin-qe-perdhosi-flamurin-maliqi-aki-me-gjase-spo-sheh-pertej-agjendave-partiake-te-krereve-te-saj"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:58

S’ka aktakuzë për qytetarin që përdhosi flamurin, Maliqi: AKI me gjasë s’po sheh përtej agjendave partiake të krerëve të saj

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:58

Dje një qytetar nga Tirana, e ka përdhosur flamurin e Kosovës duke shkelur me këmbë mbi te në sheshin e Prishtinës. Për të, prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë.

Rreth kësaj ka reaguar Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike. I njëjti theksoi se prokuroria ka ngritur aktakuza ndaj serbëve për Vidovdan për vepra të ngjashme, por jo edhe ndaj këtij qytetari, të cilin Maliqi e cilëson ‘’të dyshimtë’’.

‘‘Prokuroria nuk ngre aktakuzë ndaj personit të dyshimtë nga Shqipëria që e përdhosi flamurin e Kosovës. Por ka ngritur aktakuza ndaj serbëve për Vidovdan për vepra të ngjashme. Tash, llogariteni ju se kush do ta përdorë këtë kontradiktë për të argumentuar ndërkombëtarisht se serbët po diskriminohen. Futeni në këtë pako mendimi edhe Mickey Mouse “Peshkopin” Xhufka nga Elbasani që po uzurpon kisha, edhe besoj filmin dhe regjisorin e keni të qartë. AKI me gjasë ndodhet në pushim vjetor ose nuk po sheh përtej agjendave partiake të krerëve të saj’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress