Situatë alarmante në Europë, shumë shtete ashpërsojnë masat për koronavirus - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

18/09/2020 12:00

Situatë alarmante në Europë, shumë shtete ashpërsojnë masat për koronavirus

Lajme

Gazeta Express

18/09/2020 12:00

Shumë shtete europiane po përgatiten të implementojnë masa të reja kufizuese për të ndalur përhapjen e koronavirusit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se situata është shumë serioze.

Britania e Madhe po konsideron implementimin e kufizimeve strikte për kohë të shkurtër rreth Anglisë. Nuk përjashtohet as mundësia e një izolimi të dytë.

“Kemi para përshpejtim të numrit të rasteve me Covid-19 përgjatë javëve të fundit. Fatkeqësisht edhe numri i personave të shtruar në spital me koronavirus po dyfishohet çdo 8 ditë. Kështu është e nevojshme të reagojmë dhe që njerëzit të zbatojnë rigorozisht rregullat”, deklaroi ministri i Shëndetësisë britanike.

Nëse e bëjmë këtë e nëse izolojmë personat e testuar pozitiv mund të shmangim hapa të tjerë seriozë. Megjithatë, ai shtoi se izolimet kombëtare mund të garantonin sigurinë e qytetarëve. Bashkë me Britaninë e Madhe qeveritë e Francës, Spanjës dhe Holandës pritet të njoftojnë kufizime të reja.

Në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku janë regjistruar shumica e rasteve të reja në vend, autoritetet kanë paralajmëruar se sistemi rajonal i shëndetësisë është nën trysni serioze nga pacientët e COVID-19. Franca ndërkaq, pritet të prezantojë masa të reja strikte në qytete të mëdha të tilla si Lion dhe Nicë.

Me herët, autoritetet kufizuan aktivitetet sociale ne Marsejë dhe Bordo, dy qytete ku kapaciteti në terapitë intensive është pranë ezaurimit. Të enjten, shefi rajonal i OBSH për Europën Hans Kluge tha se 300 mijë infektimet e reja ishin raportuar rreth Europës javët e kaluara, me shifrat që po tejkalojnë ato të pikut të pandemisë në muajin mars.

Ai e cilësoi si alarmant, nivelin e përhapjes rreth kontinentit dhe u bëri thirrje shteteve të marrin masa./A2CNN