Vitali Klitschko është paraqitur përsëri nga Kievi.
Ish-kampioni i botës në boksin profesionist përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se rusët janë afruar në kryeqytetin ukrainas.
Luftimet në Ukrainë po vazhdon pasi Rusia e sulmoi ushtarakisht shtetin fqinj.
Dhe, rusët kanë marrë territor dhe janë afër cakut të tyre – Kievit, shkruan “Gazeta Express”.
Atje, kryebashkiaku Klitschko, së bashku me vëllanë e tij dhe me luftëtarët ukrainas, po mundohen t’ju bëjnë rezistencë rusëve.
Sonte, Kievin e pret një natë e gjatë dhe jashtëzakonisht e vështirë.
“5 eksplodime janë dëgjuar në një interval prej 3-5 minutash afër CHP-6. Shërbimet emergjente janë aty. Le të presim për detaje të tjera”, ka shkruar Klitschko në “Twitter”.
5 вибухів сталися з інтервалом в 3-5 хвилин біля ТЕЦ-6. Аварійно-рятувальні служби слідують туди. З’ясовуємо деталі.
— Віталій Кличко (@Vitaliy_Klychko) February 25, 2022
“Rusët i kemi shumë afër, sonte na pret një natë e vështirë, por edhe mëngjesi po ashtu. Ne do të mundohemi të mbrohemi me të gjitha forcat”, tha paraprakisht sonte ish-kampioni i botës.
Në pamjet e para disa orëve shihet edhe popullata në Ukrainë duke u armatosur për t’ju kundërvënë agresorit rus, i cili po planifikon që brenda pak ditësh ta pushtojë krejt Ukrainën. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...