Situata pas tërmetit, Mustafaj: Rama po bën populistin, ku do i gjejë paratë për pensionet e përjetshme? - Gazeta Express
string(100) "situata-pas-termetit-mustafaj-rama-po-ben-populistin-ku-do-i-gjeje-parate-per-pensionet-e-perjetshme"

Situata pas tërmetit, Mustafaj: Rama po bën populistin, ku do i gjejë paratë për pensionet e përjetshme?

Gazeta Express

05/12/2019 18:28

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj ka ngritur pykëpyetje në lidhje me qëndrimet e mbajtura nga kryeministri në këtë kohë vështirësie dhe dhimbjeje që po kalon Shqipëria pas tërmetit.

I ftuar në   rubrikën “Opinion” në ‘Neës24’, Mustafaj u ndal tek fakti se kryeministri i vendit po përdor qartë një gjuhë popiliste kur thotë se të lënduarit nga tërmeti do të trajtohen me pension të përjetshëm. Mustafaj tha se është pro solidaritetit njerëzor por këtë premtim të Ramës nuk e sheh të realizueshëm.

Lexo Edhe:

“Gjërat nuk kanë nevojë për vlerësim. Ka një mobilizim për zgjidhjen e problemit, pra me zgjidhjen e përkohshme të problemeve të banorëve. Jemi në prag të dimrit dhe koha po ftohet. Gjendjen e jashtëzakonshme Rama po e përdor për të mbyllur median, a thua se shtypi është përgjegjës për pasojat e tërmeti. Deklarimet e tij janë populiste. Pension të përjetshëm i jepet atij që është plagosur në shërbim të atdheut. Ku do t’i marrë kryeministri këto para. Unë jam për t’i ndihmuar, sepse solidariteti është tipar i shoqërisë demokratike. Solidariteti ka të bëjë me riparimet dhe rregullimet imediate.

Kryeministri po e menaxhon keq situatën, kundër interesit të përbashkët dhe nuk ka të bëjë më konceptin e solidaritetit .Tani duhet të kultivojë një gjuhë realizmi. Të mos angazhojë shtetin në përgjegjësi që nuk i ka, e kam fjalën këtu për pensionet e përjetshme për të plagosurit, por nuk mund ta angazhojë shtetin. Ky pension i jepet  një polici.  Mobilizim nuk ka qenë preventiv, strukturat nuk ishin të përgatitura. Nuk kishin logjistikë dhe të përgatitur profesionalisht. Nuk kanë fuqinë e nevojshme njerëzore, u desh të vinte qeni “hero” i Kosovës, i cili ndihmoi në shpëtimin e disa jetëve. Reagimi nuk ka qenë preventiv. Reagimi reaktiv ka qenë maksimal, sepse përballë tragjedisë askush nuk do të rrinte me duar në xhepa”-tha Mustafaj.

Në lidhje me ftesën që Rama i ka përsëritur disa herë Bashës, për një takim dhe një tavolinë për menaxhimin e situatës pas tërmetit, Mustafaj mban këtë qëndrim.

“Unë them se opozita duhet të dërgonte njeriun e saj në komitetin e qeverisë. Opozita duhet ta dërgonte njërin e vet, pse? Sepse opozita është e shqetësuar ashtu si opinioni publik. Përfaqësuesi i opozitës do ta konfirmonte shqetësimin real që ka sot opozita mbi situatën.  Një gabim i opozitës ishte se nuk dërgoi njeriun e vet në këtë komitet. Do të shërbente shumë, për mua nuk ka qenë adekuat reagimi i opozitës. Kjo tregon se ai (Basha) është njëri me ndjeshmëri të madhe në aspektin njerëzor, është një politikan për të qenë pranë njerëzve, por kjo nuk mjafton. Opozita është e madhe dhe e fuqishme dhe ka kapacitet të jashtëzakonshëm njerëzor”