Situata në veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama - Gazeta Express
string(51) "situata-ne-veri-te-kosoves-reagon-kryeministri-rama"

Situata në veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2023 18:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për situatën  e sotme në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter Rama ka shkruar se e gjithë kjo situatë sipas tij nuk e ndihmon procesin e njohjes së Kosovës.

Lexo Edhe:

Ai ka bërë thirrje për të ndaluar dhunën, ndërsa ka rikujtuar se bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë 🇺🇸“, shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme hyrja në institucionet shtetërore e komunarëve të zgjedhur është shoqëruar me protesta, të shtëna me armë dhe tension nga ana e qytetarëve serbë.

/Gazeta Express