Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë diskutuar tensionet aktuale mes Iranit dhe Izraelit gjatë një bisede telefonike mëngjesin e sotëm, sipas Shtëpisë së Bardhë.
“Sot në mëngjes, Presidenti Putin më telefonoi për të më uruar në mënyrë shumë të sjellshme për ditëlindjen, por më e rëndësishmja, për të folur për Iranin — një vend që ai e njeh shumë mirë. Biseduam gjatë,” thuhet në deklaratë, raporton BBC, përcjell Gazeta Express.
Aty shtohet edhe se: “Ai ndan të njëjtin mendim si unë: kjo luftë mes Izraelit dhe Iranit duhet të marrë fund. Unë i shpjegova gjithashtu se edhe lufta e tij duhet të përfundojë.”