Situata me virusin në Maqedoni/ Numri i të shëruarve tejkalon numrin e të infektuarve - Gazeta Express
string(84) "situata-me-virusin-ne-maqedoni-numri-i-te-sheruarve-tejkalon-numrin-e-te-infektuarve"

Situata me virusin në Maqedoni/ Numri i të shëruarve tejkalon numrin e të infektuarve

Gazeta Express

07/07/2020 10:54

Në Maqedoni, gjatë ditës së djeshme, për herë të parë pas një kohe të gjatë, numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri është shumë më i lartë se sa numri i infektimeve ditore, përcjell Gazeta Express.

172 persona kanë fituar betejën me virusin, ndërsa 78 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Me shifrat e fundit është zvogëluar dallimi mes numrit të përgjithshëm të të shëruarve dhe rasteve aktive.

Lexo Edhe:

Numri i të gjithë të shëruarve është 3199, apo 380 më pak se numri i rasteve aktive. Epiqendra vazhdojnë të mbeten Shkupi me 46% të rasteve aktive dhe Tetova me 13%. Kurse 346 rastet kanë përfunduar me fatalitet.Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se 60% e rasteve në gjithë botën u regjistruan në qershor dhe nuk u realizua pritja se virusi do të zhduket në verë. Pavarësisht se javën e fundit situata ishte më e mirë se tre javët paraprake, Filipçe pret që situata të përkeqësohet gjatë vjeshtës, kur do të vështirësohej edhe më shumë me hapjen e çerdheve dhe shkollave, për çka tha se po bëhen përgatitjet e nevojshme.

“Nëse nuk iu përmbahemi masave, rritet transmetimi i virusit, ka numër më të madh të rasteve, do të kufizohet lëvizja. Vjeshta është absolutisht një periudhë shumë e rrezikshme, jo vetëm për vendin tonë por për gjithë shtetet në rajon dhe botë”, pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe vlerëson se ikja e disa anesteziologëve nga sektori publik në atë privat nuk do të shkaktojë probleme të theksuara në punën e klinikave që trajtojnë të infektuarit me COVID 19, falë rrotacionit të personelit mjekësor. Tha se në të gjitha klinikat ka shtretër të lirë dhe iu apeloi pacientëve të kërkojnë ndihmë në kohë.