Situata me covid19, Meta: Nëse do jetë nevoja do mbledh Komitetin e Sigurisë Kombëtare - Gazeta Express
string(84) "situata-me-covid19-meta-nese-do-jete-nevoja-do-mbledh-komitetin-e-sigurise-kombetare"

Gazeta Express

06/07/2020 13:55

Situata me covid19, Meta: Nëse do jetë nevoja do mbledh Komitetin e Sigurisë Kombëtare

Gazeta Express

06/07/2020 13:55

Presidenti Ilir Meta foli sot për situatën shqetësuese të koronavirusit në Shqipëri.

Meta kërkoi reflektim nga qeveria ndërsa u shpreh se është e domosdoshme zbatimi i protokolleve.

Lexo Edhe:

Sipas tij nëse do jetë e nevojshme do të thërrasë këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Tërheq vëmendjen ndaj të gjithëve për të mos humbur përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve dhe numrit të viktimave kërkojnë urgjentisht një reflektim nga të gjithë, nga institucionet, qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar.

Është e domosdoshme një strategji e re, me protokollet e mirëpërcaktuara dhe për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandemie.

Kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë dhe besoj sa më shpejt do e realizojmë në mënyrë që të gjykojmë së bashku se cila do jetë mbështetja më e madhe që mund të japë presidenti.

Është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë”, tha Meta.

“Nëse do të jetë e nevojshme, do të zhvillohet një mbledhje e Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Por, në çdo rast, mendoj se qytetarët duhet të sillen në mënyrë më të kujdesshme për shëndetin e tyre dhe familjarëve e miqve të tyre. Duket që ka një shkujdesje që ka sjellë përkeqësim të treguesve dhe kjo nuk na ndihmon që të hapemi me vendet e tjera”, u shpreh ai.