Situata kaotike në Kakavijë, kryeministri Rama: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke - Gazeta Express
string(117) "situata-kaotike-ne-kakavije-kryeministri-rama-jemi-ne%cc%88-komunikim-te%cc%88-vazhdueshe%cc%88m-me-pale%cc%88n-greke"

Gazeta Express

15/08/2020 11:44

Situata kaotike në Kakavijë, kryeministri Rama: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke

Gazeta Express

15/08/2020 11:44

Ndërkohë që situata vijon e rënduar për të katërtën ditë me radhë në Kakavijë, për shkak të radhëve të gjata të automjeteve me emigrantë shqiptarë që duan të kthehen ne Greqi, kryeministri Edi Rama ka dalë me një reagim.

rama

Duke postuar në Instagram një foto nga nata e mbrëmshme në Kakavijë, e një vajze që i matet temperatura, Rama thotë se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.

Lexo Edhe:

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!”

Reagimi i kryeministrit Rama në Instagram:

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren.

rama insta