Situata financiare në RTK, Sindikata: Qeveria në detyrë të marrë masa, punëtorë rrezikojnë të mbesin pa paga - Gazeta Express
string(105) "situata-financiare-ne-rtk-sindikata-qeveria-ne-detyre-te-marre-masa-punetore-rrezikojne-te-mbesin-pa-paga"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 15:02

Situata financiare në RTK, Sindikata: Qeveria në detyrë të marrë masa, punëtorë rrezikojnë të mbesin pa paga

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 15:02

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, u janë drejtuar institucioneve përgjegjëse për reflektim të menjëhershëm ndaj gjendjes financiare në RTK.

Në komunikatën e sindikatës i kërkohet qeverisë në detyrë që të marrin masa për alokimin e buxhetit të miratuar sipas ligjit, për të shmangur kështu protestat dhe veprimet e tjera sindikale.

‘‘Si pasojë e mosalokimit të mjeteve për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2025, punëtorët e Radiotelevizionit te Kosovës rrezikojnë të mbesin pa paga e rrjedhimisht 700 familje kosovare pa mirëqenie e shumë prej tyre edhe në obligime kreditore ndaj bankave komerciale në vend’’, thuhet aty.

Komunikata:

Thirrje institucioneve përgjegjëse për refelektim të menjëhershëm ndaj gjendjes financiare në RTK

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, edhe njëherë ju bëjnë thirrje institucioneve përgjegjese që të refelektojnë në vendimarrjen e tyre për të alokuar pjesën e dytë të buxhetit te Radiotelevizionit të Kosovës, e miratuar paraprakisht me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Si pasojë e mosalokimit të mjeteve për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2025, punëtorët e Radiotelevizionit te Kosovës rrezikojnë të mbesin pa paga e rrjedhimisht 700 familje kosovare pa mirëqenie e shumë prej tyre edhe në obligime kreditore ndaj bankave komerciale në vend.

Mosalokimi eventual i buxhetit deri të premten nga ana e institucioneve përgjegjëse, do t`i lë punëtorët pa paga dhe rrjedhimisht Sindikata e Pavarur të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, do të detyrohen të thërrasin Protestë të Përgjithshme me datë 4 Gusht 2025, në orën 11:00 para objektit të Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-se dhe atij të Qeverisë së Kosovës.

Prandaj, kërkojmë edhe njëherë nga qeveria në detyrë që të marrin masa të menjëhershme për alokimin e buxhetit të miratuar sipas ligjit, për të shmangur kështu protestat dhe veprimet e tjera sindikale.