“Situata e qetë, por e brishtë”: EULEX-i njofton se po patrollon para dhe rreth Komunës së Zveçanit - Gazeta Express
string(95) "situata-e-qete-por-e-brishte-eulex-i-njofton-se-po-patrollon-para-dhe-rreth-komunes-se-zvecanit"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2024 12:14

“Situata e qetë, por e brishtë”: EULEX-i njofton se po patrollon para dhe rreth Komunës së Zveçanit

Lajme

Gazeta Express

26/02/2024 12:14

Pas zhvendosjes së forcës paqembajtëse të NATO-s nga godina komunale e Zveçanit, edhe misioni evropian i EULEX-it ka njoftuar se po patrullojnë “para dhe rreth” ndërtesës por se nuk kanë prezencë të stacionuar aty.

Para objektit të ndërtesës komunale tash prezentë kanë mbetur vetëm njësitet speciale policore të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë nuk ka asnjë patrullë statike, andaj EULEX-i nuk ka prezencë të stacionuar para apo brenda lokacioneve të lartpërmendura”, kanë konfirmuar EULEX-i për portlain serb “KoSSeV”.

“EULEX-i mbetet vigjilent dhe monitoron me kujdes të gjitha ngjarjet që ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Njësia jonë e formuar policore monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës përmes patrullave të saj mobile të zbulimit – përfshirë situatën e sigurisë. para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”.