Situata e punëtorëve teknikë në QKUK, Haradinaj: E papranueshme, aq shumë skandale ditore saqë vështirë të përcillet - Gazeta Express
string(113) "situata-e-punetoreve-teknike-ne-qkuk-haradinaj-e-papranueshme-aq-shume-skandale-ditore-saqe-veshtire-te-percillet"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 13:50

Situata e punëtorëve teknikë në QKUK, Haradinaj: E papranueshme, aq shumë skandale ditore saqë vështirë të përcillet

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 13:50

Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është deklaruar lidhur me situatën e krijuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku punëtorët e sigurimit janë larguar nga puna.

Sipas Haradinajt, punëtorët janë lënë pa kafshatën e gojës, ndërsa institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë veprim apo reagim për ta zgjidhur këtë çështje.

‘‘Një situatë e papranueshme largimi i punëtorëve të sigurimit të QKUK-së që po ndodh, dhe asnjë reagim apo veprim nga ata që i lanë pa kafshatën e gojës.

Fuqishëm në përkrahje të kërkesave të tyre, që nuk kërkojnë asgjë më shumë pos të drejtës për të jetuar, të drejtës për me punu.

Ky shtet ka aq shumë skandale ditore, saqë vështirë të përcillet.

Populli po vetëdijësohet dhe po e sheh realitetin e mashtruesit më të madh të historisë së Kosovës shtet’’, ka shkruar ai.